Opozita e kritikon BE-në për vizat: Mos të vazhdojë diskriminimi, janë përmbushur obligimet

by admin
Spread the love

Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) janë treguat të padrejta sa i përket liberalizim të vizave, sepse Kosova qysh moti i ka plotësuar të gjitha kushtet, vlerësojnë deputetët e opozitës, raporton Ekonomia Online.

Madje ata thonë se çdo udhërrëfyes i paralajmëruar me kritere shtesë është
diskriminues, ngase po dëshmohet se ekzistojnë standarde të dyfishta për
Kosovën.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku në një
intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mos heqja e vizave është për
keqardhje sepse Kosova është Evropë dhe synimi i saj është anëtarësimi në BE.

Lushtaku tha se nuk kanë më përgjegjësi sa i përket liberalizimit të vizave
sepse e kanë përfunduar këtë obligim në vitin 2015.

“Sigurisht BE-ja ka treguar një hipokrizi në këtë drejtim sepse
kushtet për liberalizim të vizave i kemi plotësuar qysh moti dhe në këtë
drejtim Evropa apo shtet anëtarë që janë përcaktuese në pjesën e liberalizimit
të vizave në një anë na tregojnë diçka tjetër në tavolinë në anën tjetër në
vendimmarrje po tregojnë diçka tjetër. Dhe kjo është për keqardhje sepse Kosova
është Evropë dhe Kosova e do BE dhe synimi i saj ka qenë në anëtarësim të BE”.

“Asnjë udhërrëfyes tjetër nuk është në favorin tonë dhe është diskriminues
për neve si Kosovë sepse po tregon që ka standard të dyfishtë për të bëre
liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo nuk na takon neve si politikë sepse po
të kishte qenë përgjegjësia jonë ne kemi përfunduar në vitin 2014-2015 këtë
obligim dhe ish dashur të marrim liberalizimin e vizave, por fatkeqësisht në
këtë aspekt nuk kemi mundësi të bëjmë më shumë sepse është në dorën e BE dhe shteteve
anëtare të BE-së”, tha Lushtaku.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se institucionet
duhet të kundërshtojnë një udhërrëfyes të tillë i cili është i padrejtë ndaj
qytetarëve.

Zemaj shtoi se duhet punë e përkushtim i Qeverisë në mënyrë që të
përshpejtohet ky proces.

 “Kosova, diplomaci, por edhe të
gjitha institucionet duhet të kundërshtojnë një udhërrëfyes të tillë, i cili
është i padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës. 95 kritere të vendosura janë të
deklaruara nga bashkësi evropiane që janë të plotësuara nga Kosova edhe pse me
vonesë që lidhet me demarkacionin”.

“Duhet një aktivizim një punë një përkushtim i institucioneve i Qeverisë
sidomos me vendet skeptike dhe ta luftojmë këtë padrejtësi që qytetarët të jenë
të barabartë në lëvizje si gjithë qytetarët e rajonit. Mbetemi që të punojmë,
por nuk mund te japë ndonjë përgjigje hipotetike sepse nuk varet gjithçka nga
fjalët tona, por duhet punë përkushtim dhe i takon Qeverisë dhe diplomacisë të
jetë sa më aktive dhe mbështetjen tonë e ka në këtë drejtim”, tha Zemaj.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal lekaj
theksoi se BE-ja duhet të mendoj më seriozisht për qytetarët, në mënyrë mos të vazhdojë
edhe më tutje diskriminimi.

Ai ka sqaruar se për këtë temë edhe kanë kërkuar debat parlamentar, duke
bërë thirrje që mos të getizohen kosovarët, raporton EO.

“Qe sa vjet na është thënë se janë përmbushur të gjitha kriteret që janë
kërkuar nga BE për liberalizimin e vizave dhe tani është non-sens që të
kërkohet një udhërrëfyes tjetër për të përmbushur kushte tjera. Kjo absurditet
në veti dhe kjo i atakon qytetaret dhe izolon Kosovën si shtetin e vetëm në
rajon që të mos ketë lëvizje të lirë. Mendoj që BE-ja duhet të mendoj më
seriozisht dhe të mendojë për qytetarët që mos t’i izolojë dhe mos ti
diskriminojë”.

“Dhe në këtë drejtim ne si Aleancë kemi kërkuar debat parlamentar që nga ai debat të nxjerrim një rezolutë që i drejtohet BE-së në mënyrë që sa më parë të merret vendimi për liberalizimin e vizave. Jo që po tregohet e padrejtë, por po tregohet diskriminues ndaj qytetarëve të Kosovë dhe ndaj një shteti që ka dhënë gjithçka dhe nëse krahasojmë me shtetet tjera nuk ka koment. Mendoj që BE-ja duhet ta dijë që qytetarët e Kosovës janë pjesë e BE dhe nuk mendojnë ndryshe dhe të ndodh kjo është e padrejtë. BE-ja duhet ta thotë qartë o donë të bëjë liberalizimin e vizave dhe t’i lejojë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm o të thotë që ne po i geotizojmë qytetarët e Kosovës”, tha Lekaj.

You may also like