Opozita bullgare propozon Kuvendi ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së Kirlli Petkovit, partia PDS deri tek Kuvendi Nacional, ka dorëzuar propozim për miratimin e propozim kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE, e propozuar nga presidenca franceze. Këtë e ka bërë të ditur lideri i lëvizjes Mustafa Karadaj.
Ai tha se këtë e kanë bërë për shkak se sipas tij, një vit këta ministra dhe ky kabinet, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim, dhe se dicka tjetër kanë folur në Bruksel dhe diçka tjetër në Bullgari.
Edhe kryesuesja e partisë GERB, Desislava Atanasova, tha se koalicioni GERB-SDS, është e gatshme që të votoj për miratimin e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut, që do të jetë garanci se Bullgaria dhe interesat bullgare do të mbrohen. Ajo bëri thirrje që të gjitha partitë ta përkrahin iniciativën. Partia kërkon nga kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov dhe qeveria e tij menjëherë ta miratojnë protokollin bilateral. /SHENJA/


You may also like