Operohet në gju, Bayern humbet titullarin për fillim e sezonit

by admin
Spread the love

Leon Goretzka do të mungojë në fazën parapërgatitore që Bayern Munich do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm edhe në javët e para të sezonit 2022-2023.

Stafi mjekësor i kampionëve të Gjermanisë konstatoi një problem serioz në gjurin e majtë të mesfushorit dhe si pasojë ai iu nënshtrua një operacioni.

Sipas raportimeve nga mediet gjermane, Goretzka mund të qëndrojë jashtë fushës së blertë për gjashtë deri në tetë javë.

Duke qenë se Bundesliga do të nisë më 5 gusht, pra pak më shumë se dy javë, i bie që mesfushori të humbasë ndeshjet e fillimit të sezonit.

Në edicionin e fundit me bavarezët, Goretzka luajti në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 3 gola dhe dha 3 asiste.


Top Channel

You may also like