Operacioni “Ura Menai”: Nis plani për funeralin e mbretit Charles III

by admin
Spread the love

E gjithë bota ka ndjekur ditët e fundit funeralin e mbretëreshës Elizabeth dhe britanikët tashmë janë duke përgatitur funeralin e mbretit Charles.

Plani pas vdekjes së Mbretëreshës u quajt “operacioni Ura e Londrës” dhe përfshinte njoftimin e vdekjes së saj, një periudhë zie zyrtare dhe detaje për funeralin e saj shtetëror. Operacioni “London Bridge” filloi në vitet 1960, vetëm pak vite pas kurorëzimit të saj, dhe u rishikua shumë herë në vitet që çuan në vdekjen e saj në 2022.

Emri i koduar për vdekjen e mbretit Charles III është operacioni “Menai Bridge”, i quajtur pas urës së parë të varur prej hekuri në botë në Anglesey, Uells.

Ish-oficeri i mbrojtjes mbretërore Simon Morgan e konfirmoi këtë në ditën e funeralit të Mbretëreshës.

“Fatkeqësisht, nga nesër në mëngjes fillon planifikimi serioz për operacionin e Urës së Menait”, tha ai për Today më 19 shtator.

Operacioni “Ura e Menait” pritet të ketë shumë ngjashmëri me operacionin “Ura e Londrës”, me planin që do të përpunohet në detaje përpara inaugurimit të tij. Pritet që kurorëzimi i mbretit të ri të bëhet vitin e ardhshëm.

Lexo lajme interesante

You may also like