“Open Ballkan” përsëri në Beograd, ja kush janë zyrtari i lartë amerikan dhe delegati i BE-së që do të marrin pjesë

by admin
Spread the love

Një tjetër konferencë e Open Ballkan do të mbahet në Beograd më 24 nëntor, vetëm dy ditë para takimit të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që mbahet më 26 nëntor. Konferenca e quajtur “Open Ballkan”, një rrugë drejt stabilizimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit në rajon”, pritet të mbahet në parlamentin e Serbisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave të tre vendeve pjesëmarrëse të Nismës, përfshi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime nga takimi thanë për Abc se në konferencë pritet të marrin pjesë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak. Në konferencë pritet të ketë propozime konkrete për funksionalizimin e nismës “Open Ballkan” dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët midis tre vendeve, si një bankë rajonale për zhvillim apo një autoritet i përbashkët doganor.

You may also like