Olta po aktron shumë dobët…

by admin
Spread the love

Ashtu si zakonisht, bisedat mes banorëve kanë të bëjnë pikërisht për lojën.

Elvisi shumë herë ka përsëritur brenda në shtëpi, faktin që Olta është duke aktruar dhe se jashtë shtëpisë është ndryshe.

Duke folur me Luizin, ai tha se që kur ndoqi episodin e parë të këtij edicioni, vuri re se Olta po aktronte dhe po e bëntë keq atë.

Edhe Luizi ndau të njëjtin mendim me Elvisin. Ai tha se që në momentin e parë që u bë pjesë e shtëpisë, nuk takoi asnjë banorë, por shkoi direkt te Olta.

Ai shtoi se Oltën nuk e njihte fare jashtë, por kishte informacione për të, bazuar nga lajmet që kishte lexuar. Shto faktin që është aktore, tha Luizi, që natën e parë mendoi se Olta do ishte rrezik për rrugëtimin e tij.

You may also like