Olta nuk ka frikë nga fotot e para 15 viteve: S’kam ndryshuar asgjë

by admin
Spread the love

Një foto a video e vjetër e vajzave që sot popullojnë ekranin dhe Instagramin ka gjithmonë kuriozitet për ta zmadhuar pak e për të kuptuar a kanë rënë pre e ndërhyrjeve estetike, apo ndryshimeve në buzë, vetull, hundë dhe trup. Disa prej tyre edhe ju tremben këtyre fotove, në mos për faktin se vërtet kanë ndryshuar ndonjë gjë vende-vende, ato tremben edhe nga ideja e gjykimit në një kohë kur grimi, mënyra si vishen, bëjnë foto apo mënyra se si e shohim të bukurën ka ndryshuar shumë.

Këto foto komentohen shumë për ndryshimet drastike që kanë disa vajza, por ka dhe si Olta që jo vetëm nuk i ka siklet e nuk i shmanget komenteve, por i poston vetë e para. Dhe me krenari tregon se nuk ka ndryshuar asgjë në pamje që nga fillimi i karrierës në televizion. “Ja një dëshmi e fortë që s’kam ndryshuar asgjë në pamjen time”, ka shkruar Olta me një foto nga puntata e parë e programit ‘Ëndërrtjerrësit’ në Top Channel.

Sepse sot kemi një tjetër lloj krenarie, të cilën e dëgjojmë rrallë e më rrallë dhe vajzat e thonë me zë të lartë: “Jam natyrale, nuk kam ndryshuar asgjë në pamjen time”. Në pamjen e Oltës (të paktën aq sa shohim) duket se nuk ka ndryshuar asgjë./revistawho.com

You may also like