Olta ngacmon Kiarën: Tani ke filluar të luash, i je futur me kokë

by admin
Spread the love

Diskutimet për zinxhirin e shpëtimit nisën edhe mëngjesin e sotëm. Luizi i tha Kiarës se ai u lumturua kur Vëllai i Madh i dha si avantazh zinxhirin e shpëtimit, pasi priste që ajo të zgjidhte atë për ta shpëtuar nga nominimi.

Ai shtoi se Kiara shpëtoi Keisin dhe mendoi se ato të dyja e kishin lënë më fjalë. Olta nga ana tjetër, nisi të fliste me ironi.

Ajo i tha Luizit që këtë herë e ka shumë të vështirë nominimin dhe se duhet të bëjë gati valixhet.

Teksa ai po qëndonte me vajzat në oborr, Olta nisi të fliste me batuta dhe i tha vajzave se Luizi po rri me to, për të qenë në qendër të vëmendjes, për shkak se është në nominim.

The post Olta ngacmon Kiarën: Tani ke filluar të luash, i je futur me kokë appeared first on Telemedia.

You may also like