Olta mund të jetë e dashuruar me Luizin, por di ta fshehë mirë

by admin
Spread the love

Astrologia e njohur Lira Gjika ka bërë një deklaratë të bujshme së fundmi sa i përket tre banorëve të Big Brother VIP, Olta-Luiz-Kiara. Në emisionin ‘Shqipëria Live’, ajo është shprehur se sipas numrave të astrologjisë, Olta është e dashuruar me Luiz Ejllin, por aktorja di ta fshehë mirë.

Nga ana tjetër, sa i përket çiftit Luiz-Kiara dhe përputhshmërisë së tyre, Lira tha se ata janë tipa që nuk përshtaten. Ajo tha se dashuria mes tyre shuhet shpejt dhe gjithçka mes tyre mund të jetë një farsë.

“Një dashuri gaforre-bricjap ka të njëjtat energji, por shuhet shpejt. Pra lidhja nuk zgjat. Mund të jetë thjesht një farsë. Të dyja palët janë aktorë sepse vepron energjia. Megjithatë sipas numrave janë harmonikë. Vajza luan një forcë tërheqëse tek djali.

Pra kështu, mund të shkojnë shumë mirë. Ndërkohë, sipas numrave, Olta mund të jetë e dashuruar në fshehtësi me Luizin, por di ta fshehë.”- tha Gjika. 

You may also like