Olta Gixhari zbulon arsyet e sherrit me Zhaklinën. Aktorja e akuzon për probleme të shëndetit mendor (NDËRHYN ARBANA)

by admin
Spread the love

Pas largimit të gazetares Zhaklina Gjolla nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, gjithçka po sqarohet mbrëmjen e sotme në spektaklin ‘live’. Një nga sherret më të bujshme në këto ditë të para të kësaj aventure ka qenë mes Zhaklinës dhe Olta Gixharit, teksa aktorja ka sqaruar se çfarë problemi ka pasur me gazetaren.

Ajo tha se sherri me Zhaklinën ka nisur që natën e parë të hyrjes në shtëpi, ku sipas Oltës, Zhaku ka hedhur disa thumbime kundrejt saj. Madje, aktorja ka aluduar edhe se gazetarja mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa në këtë pikë ka ndërhyrë edhe vetë moderatorja e programit.

Olta: Më vjen keq që nuk ishte hapi im drejt Zhaklinës, unë e përqafova dhe bëmë paqe, nuk jam e çmendur të nis një luftë me dië që s’më ka bërë gjë, por veprimi i saj ishte ma laj pak filaxhanin, kjo ishte hedhje doreze hapur, pastaj i thashë më nder rrobat. Përveç kësaj kur ajo ishte në rulot nuk shkova kurrë ta sulmoj, do rri me ato që ndihem mirë. Kurse Zhaklina ka bërë të kundërtën, Kur isha në rulot, ka ardhur disa herë me thumbe, nuk ka dashur fare ta diskutoj sot. Shpërthimi im ishte te ‘laje gotën’.

Zhaklina: Ti ke thenë do të shkatërroj…

Olta: Këtë e ka thën Luizi, dhe kam imituar atë.

Luizi: Unë të jam larguar sa kanë kujtuar se kam diçka tjetër me ty. Kaq mirë jam sjellë me ty!

Olta: Unë kur nuk më pëlqen dikush , sillem si u solla me ty.

Arbana: Si ka nisur kjo gjë?

Olta: Janë 3 pika. Ishte festa hapja. Ajo e ka në natyrë thumbimin. Zhaklinën është hera e parë në jetë që e shoh në këtë shtëpi. Ka qenë një moment ku u ndjeva keq, ku thashë pushoni të dëgjojmë Arbanën. Kjo tha po ja dëgjoje ti e na i thuaj përmendësh. E pashë që aty që kjo nuk më ka qejf. Nëse ti vajzë ke problem të shëndeti mendor duhet të na kërkosh falje, sepse e para  ke gënjyer, pra i bie që ti ke gënjyer produksionin.

Arbana: Ju e dini mirë që keni bërë disa teste, dhe të gjithë e keni bërë me sukses. Kështu që me qetësi. Zhaklina i dha arsyet e saj dhe kjo nuk e bën kjo atë një njeri problematik as të dhunshëm, dhe aq më pak një njeri të çmendur.

Kristi: Në studio pse erdhi?

Arbana: Ajo kërkoi që të fliste me ju.

Zhaklina: Unë i shkova Oltës disa herë, të shihja nëse donte paqe.

You may also like