Olta Gixhari u bën mbledhje vajzave të shtëpisë, ja çfarë u tha

by admin
Spread the love

Mbrëmja e djeshme i gjeti vajzat të mbledhura në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP. Për herë të parë që prej hyrjes në shtëpi, ato u mblodhën të gjitha bashkë dhe biseduan pa sherre e debate.

Madje, ato falenderuan njëra-tjetrën për ndihmën e dhënë në momente vështirësie dhe kërkuan që nëse në një moment konstatojnë se dikush po reagon apo po sillet keq, t’i tërhqin vëmendjen.

Olta u kërkoi vajzave që të jenë më tolerante me njëra-tjetrën dhe tha që ata duhen ta suportojnë njëra-tjetrën në momente vështirësie dhe jo vetëm në momentet e bukura.

Nga ana tjetër, Kiara falendoi të gjitha vajzat që u kujdesën për të në ditët kur ajo u rrëzua në dhomën e ndenjes dhe pësoi lëndime.

You may also like