Olta Gixhari publikon foton e Luizit dhe Dorit krah për krahu (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Olta Gixhari, aktorja e njohur shqiptare vijon të jetë një nga personazhet më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Që pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP, ajo ka qenë shumë aktive në median sociale.

Së fundmi, aktorja ka vendosur të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të tyre në Instagram.  E pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur:

“Unë iu drejtova me të njëjtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj “jam e kulluar” dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa ‘followers’ më shumë.”- shkruan Olta Gixhari, e cila u pyet gjithashtu nëse ka komunikim jashtë me Luizin.

“Po flasim familjarisht”- shkruan aktorja, e cila nuk ngurron të publikojë edhe një foto të Luizit me partnerin e saj, Dorin. Megjithatë, ajo u tregua mjaft e kujdesshme, duke mos e bërë publik imazhin e bashkëshortit të saj.

You may also like