Olta Gixhari nuk flet me motrën e saj, ja arsyeja. Reagon nëna e vajzave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Big Brother VIP Albania është pa dyshim kryefjalë e ditëve të fundit, teksa programi ka ngritur siparin e edicionit të dytë në natën e Krishtlindjeve, pikërisht më 24 dhjetor. E sigurisht, konkurrentët tashmë janë në qendër të vëmendjes së mediave e opinionit publik, duke u komentuar jo vetëm për jetën e tyre të re në Big Brother, por edhe për jetën e tyre personale.

Një lajm i fundit, lidhur me aktoren Olta Gixhari ka bërë shumë bujë së fundmi, duke u komentuar nga fansat e programit. Gazetari i njohur i showbiz-it, Andi Vrapi ka deklaruar në emisionin ‘Fan Club’ se Olta nuk flet me motrën e saj, moderatoren e njohur Gerta Gixhari. “Olta Gixhari dhe motra e saj Gerta, moderatore e njohur, nuk flasin me njëra-tjetrën”- ka deklaruar Andi Vrapi.

Ndërkaq, sipas burimeve të tij, shkak i sherrit mes tyre mund të jetë bërë prania e aktores në këtë reality show, por asgjë nuk është e konfirmuar. Sakaq, dy motrat nuk ndiqen as në rrjete sociale me njëra-tjetrën, duke konfirmuar kështu krisjen e marrëdhënies mes të dyjave. Për më tepër, Gerta nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për motrën e saj në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, e ëma e dy vajzave është mjaft aktive në rrjete sociale, ndërsa nuk ngurron ta mbështesë të bijën. Madje, pas deklaratës së gazetarit, ajo ka bërë një postim në rrjete sociale, ku bën thirrje për të mbështetur aktoren në këtë aventurë. Kujtojmë që Olta është në nominim këtë javë, së bashku me Gent Hazizin dhe Armaldo Kllogjerin.

You may also like