Oliver Varhelyi thotë se mbetet shumë për t’u bërë për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love




Bashkimi Europian ka kontribuar në Ballkanin Perëndimor në përparimin në sundimin e ligjit, megjithatë siç vlerëson komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbetet edhe shumë për t’u bërë, specifikisht në metodologjinë e re të zgjerimit.

Kjo u bë e ditur pasi Komisioni Europian, ka përshëndetur një raport të Gjykatës Europiane të Audituesve për mbështejen e Bashkimit Europian drejt sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, ku pranohet se ndihma e BE-së ka kontribuar në reforma, shkruan Danas, përcjell Klankosova.tv.

Sipas këtij raporti, reformat thuhet se kanë sjellë zhvillime pozitive në fushën e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, si përmirësimi i efikasitetit të gjyqësorit.

“Kjo ka qenë gjithashtu çelësi për zbatimin e kuadrit legjislativ dhe promovimin e një qasjeje proaktive në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në disa vende partnere në rajon”, ka thënë Komisioneri Europian.

Në mbështetje të kësaj, Komisioneri Europian deklaroi se Gjykata e Audituesve e ka njohur si një zhvillim pozitiv procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si pjesë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Sundimi i ligjit mbetet guri themeltar i procesit të pranimit dhe do të përcaktojë ritmin e partnerëve të zgjerimit në rrugën e tyre drejt BE,” thuhet në përgjigje.

Varhelyi më tej ka shkruar se KE vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet e Ballkanit Perëndimor dhe aktorë të tjerë relevantë për të avancuar me sundimin e ligjit.


Lexo lajme interesante

You may also like