NJU JORK, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, deklaroi sonte sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pas sulmeve raketore iraniane që synonin Izraelin.
“Kjo duhet të ndalet, ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim”, shtoi shefi i OKB-së.
”Shpreh keqardhje për këtë përshkallëzim pas përshkallëzimi”, theksoi ai./ a.jor.