OKB: Gati nëntë milionë sirianë të prekur nga tërmetI

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gati nëntë milionë njerëz në Siri janë prekur nga tërmeti shkatërrues i javëve të fundit, kanë thënë Kombet e Bashkuara. 

Ndërsa nisi një apel financimi prej 400 milionë dollarësh (328.7 milionë £), organizata tha se ka një nevojë të madhe për ndihmë humanitare në vend. 

“Agjencitë humanitare do të kenë nevojë për 397.6 milionë dollarë për t’iu përgjigjur nevojave më urgjente humanitare gjatë tre muajve të ardhshëm”, thuhet në një deklaratë. 

Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në të gjithë Sirinë dhe Turqinë. 

Hans Henri Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën, tha gjithashtu se ka “shqetësime në rritje” për çështjet e reja shëndetësore të lidhura me motin e ftohtë, higjienën dhe kanalizimet e dobëta.


Top Channel

You may also like