“Ohu ç’e zgjasni muhabetin, SPAKU nuk drejtohet nga ne”, Ngjela për hetimet ndaj Metës: Ja çfarë tregon sjellja e tij! Shko e bëj burg

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Fax News, e ka konsideruar tërësisht legjitime, nisjen e hetimeve nga SPAK për ish-presidentin e vendit Ilir Meta. Ngjela tha se irritimi i Metës dhe sulmet e tij vazhdimisht ndaj prokurorisë së posaçme, shtojnë dyshimet për fajësinë e tij.

Sipas avokatit, SPAK është nën monitorim të vazhdueshëm ndërkombëtar, dhe ka të drejtë të hetojë çdo politikan në drejtim të të cilit është ngritur një padi.

“Ohu çe zgjasni muhabetin, SPAK-u nuk drejtohet nga ne, është në monitorim nga ndërkombëtarët, mësojeni dhe Metën. Dalin dhe këta analistët që nuk njohin shtetin, shteti është ligj moj zonjë, pati një denoncim nga një ish-deputet dhe SPAK-u do të nisë hetimet.

Të më pyesësh mua që jam marrë me vite me hetimet, kështu sillen personat që janë të fajshëm, të pafajshmit thonë hajde përballemi në Gjykatë. Zonjë i pafajshmi merr famë botërore, të gjithë ish-kryeministrat janë nën akuzë, ku jemi këtu në Mesjetë? Këta i mori vala dhe i nxori në pushtet, nuk flitet kështu për shtetin.

Nuk trembet SPAK-u nga Meta, deklaratat i bën për opinionin publik, çfarë janë këto mor? Sulme politike dhe luftë politike do të ketë gjithmonë, është gjë normale që një parti tjetër të ketë bërë denoncimin”, u shpreh Ngjela, i cili më tej tha se pafajësia do ti jepte Metës një famë botërore, ndërsa komentoi dhe protestat që priten nga opozita e bashkuar gjatë muajit Shtator.

“Pafajësia të bën figurë botërore, por do shkosh në gjykatë, nuk ke se ku shkon për të marrë pafajësinë, lëre mosbindjen civile të fshatarëve, nuk do të merremi me katundarët ne tani. Zonjë një kapitalist, që ka parë se ti ke bërë këtë dëm atë dëm, mund të bëjë denoncim, mësoni se çfarë është shteti. Po e more pafajësinë bravo të qoftë, në të kundërt shko bëj burgun.

Këta thonë mosbindje civile… (qesh).

Protestat janë shëndet për shoqërinë, por nuk duhet të jenë të dhunshme, nëse janë të dhunshme do të shkojnë në burg. Pushteti politik në Shqipëri vendoset me votë, janë broçkulla katundarësh këto që thonë këta. Unë nuk e besoj që këta kanë pikët për të fituar zgjedhjet, janë si në 97-tën”, vijoi Ngjela.

You may also like