“Ofron poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Ramës”, Basha i përgjigjet deklaratave të Berishës

by admin
Spread the love

Pas akuzave të Sali Berishës sot nga Bajram Curri se Lulzim Basha po mblidhte firma duke premtuar poste në drejtori dhe në kabinetin qeveritar Rama, vjen një reagim nga kryetari i PD-së.

Përmes një mesazhi në Twitter, Basha thekson se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme.

Postimi i plotë:

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.”, ka shkruar ai.

Lexo lajme interesante

You may also like