Oficerja e Kosovës në State Department – Çitaku e Haradinaj-Stublla e shohin si fryt të punës së tyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për herë të parë në historinë e raporteve ndërshtetërore, Kosova edhe zyrtarisht do të ketë përfaqësuesen e saj në Departamentin e Shtetit Amerikan. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sot ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Express.

Në këtë pozitë do të jetë diplomatja Meridiana Leci, të cilën sot Hovenier e ka takuar bashkë me ministren Gërvalla.

Pas një njoftimi të tillë ka reaguar edhe ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stbulla dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Haradinaj-Stublla thotë se s’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh frytet e punës së ndershme.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur puna e ndershme sjellë frytet e saj!

E lumtur që sot po shoh diplomaten e shkëlqyer të Republikës së Kosovës që vitin e kaluar ia kemi besuar detyrën e shërbimit në Ambasadën e Kosovës në Washington – Meridiana Leci, të jetë përfaqësuesja e parë e Kosovës në Departamentin Amerikan të Shtetit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Edhe ish-ambasadorja Çitaku ka thënë se për një përfaqësim të tillë të Kosovës në DASH kanë negociuar bashkë me ish-ministren Haradinaj-Stublla dhe Lendita Haxhitasimin, ambasadore e Kosovës në San Marino.

Më 20 nëntor të viti 2020, Haradinaj-Stublla pas një takimi që kishte pasur me Matthew Palmer, kishte njoftuar se për herë të parë në historinë politike, Kosova do të dërgojë përfaqësuesin e saj në Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Republika e Kosovës për herë të parë në historinë politike, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj në Departamentin Amerikan të Shtetit. Këtë ma konfirmoi gjatë takimit Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të, dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare e diplomatike, mbetet përkushtim i përbashkët yni.

Diskutuam me z.Palmer edhe dialogun me Serbinë, ku bashkë me Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi theksuam se vetëm nën lidershipin amerikan, dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Haradinaj-Stublla.

You may also like