Offside gjysmëautomatik edhe në Serie A, e konfirmon Presidenti i Ligës

by admin
Spread the love

Pozicioni gjysmë automatik i përdorur në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar do të jetë pjesë edhe e sistemit VAR në Serie A. Këtë gjë e konfirmon vetë presidenti i Legas, Lorenzo Casini.

Në një intervistë për Rai Italia, Casini shpjegoi edhe disa nga elementet dhe arsyet e projektit që kërkon të reforojmë Serie A dhe do të prezantohet më 15 dhjetor. “Pas kualifikimit të munguar ng Italia në Botëror, ne si Lega Serie A kemi parë të arsyeshme të implementojmë reforma që kapin botën e futbollit në vendin tonë.

Nga aspekti sportiv psh ne dëshirojmë të përmirësojmë sistemin VAR, kohën efektive të lojës. Gjithashtu dëshirojmë t’i japim më shumë vlera të rinjve, që janë një element thelbësor i reformës”, u shpreh ndër të tjera Casini. /oversport.tv

Foto: Lega Serie A, Facebook

You may also like