Ofertë shumë e ulët, largimi i Koulibaly nga Napoli i pashmangshëm

by admin
Spread the love

Revolucioni te Napoli është i pashmangshëm. Presidenti Aurelio De Laurentiis po i detyron lojtarët kryesorë të shohin për opsione të tjera, me oferta që po u bën për të rinovuar.

I pari që e bëri diçka të tillë ishte kapiteni Lorenzo Insigne, ndërkohë që tani do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Kalidou Koulibaly.

Ndryshimi i vetëm është se senegalezi ka edhe një vit kontratë dhe Napoli do të përfitojë diçka nga shitja e tij.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se paga është problemi kryesor. Koulibaly përfiton 6 milionë euro në sezon dhe Napoli i ofron gjysmën e saj, 3 milionë euro, për të rinovuar.

Në këto kushte “divorci” është i pashmangshëm, ndërkohë që për të shërbimet e mbrojtësit interesohen klubi si Juventusi, Barcelona, PSG dhe Chelsea. / oversport.tv

Official SSC Napoli, Twitter

You may also like