Oerd Bylykbashi tregon kurthin ku Rama kërkon ta fusë Partinë Demokratike: Ky është plani i kryeministrit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për zhvillimet e fundit politike. Ai deklaroi se pas shkrimit për një pakt të mundshëm për zgjatjen e mandatit të vetingut, ka marrë shumë reagime brenda PD.

Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama po synon që t’i ofrojë opozitës reformën territoriale me kushtin që të votojë zgjatjen e procesit të vetingut.

“Oferta që Rama po bën, unë e quajta ofertë në fakt ajo është përpjekje e Ramës për të arritur një objektiv. Të marrë vetingun me kuptimin që të zgjasë mandatin e këtyre që janë aktualisht në detyrë që ne i kemi akuzuar. Ti zgjasi PD me duart asaj mandatin është fundi”, tha deputeti i PD për Euro News Albania.

You may also like