Oerd Bylykbashi: Kryetari nuk mund të bllokojë organin më të lartë të partisë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dje ka folur për situatën aktuale në parti dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Bylykbashi u shpreh se sa më shumë rezistencë ka për të bllokuar këtë qëndresë aq më shumë shtohet numri i personave që e kërkojnë mbledhjen e tij.

Deputeti tha se njerëzit janë të zhgënjyer që prej djegies së mandateve duke hedhur poshtë plot ngjarje të tjera me rëndësi në PD. Sipas tij, kreu i PD nuk mund të ndalojë dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar pasi nuk mund të bllokojë organin më të lartë të partisë.

“Vetes i kam dhënë lirinë për t’u përplasur pa menduar që lidershipit të partisë do t’i prishet axhenda, por unë do të flas. Kjo është më e madhe nuk ka rëndësi je me Bashën apo Berishën. Sa më shumë ka rezistencë për të bllokuar këtë qëndresë aq më shumë shtohen numrat. Njerëzit janë gjendur të zhgënjyer më 17 maj, djegia e mandateve dhe hidhet poshtë e gjithë pjesa historike e PD. Berisha është fenomen nuk është individ, çështjet individuale ta zgjidhë ai vetë. Kryetari nuk mund të bllokojë organin më të lartë të partisë”, tha Bylykbashi.

Deputeti tha se mbledhja e Kuvendit është eventi më i madh në PD teksa shtoi se në Durrës për mbledhjen e tij kanë firmosur mbi 80% anëtarë. Bylykbashi tha se PD ka nevojë për një analizë për humbjen që pësoi dhe lidershipin e saj. Sipas tij, PD ka probleme të rënda në parim prandaj mbledhja e Kuvendit duhet të shërbejë si shembull për t’u ringritur.

“Mbledhja e Kuvendit është eventi më i madh i PD. E kanë vendosur që të jetë me mijëra anëtarë, më shumë se 1/4 e anëtarëve që kanë firmosur. Ka qytete si Durrësi që kanë firmosur mbi 80 për qind për të bërë analizë për humbjen, por edhe për lidershipin sepse askush nuk mban përgjegjësi. Kryetari që kishte vendosur objektivat nuk dha llogari. Kemi një burokratizim edhe të autokracisë. Ne kemi probleme të rënda në strukturë në parim, gjithë të jemi aty edhe Basha edhe të merren vendime. Ky është një shembull për ringritje”, tha ai.

You may also like