Odriozola ka bindur Realin, lojtari do të qëndrojë në Madrid këtë sezon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sezoni i shkëlqyer në Itali me fanellën e Fiorentinës ka bindur Realin e Madridit, që të mbajë në skuadër Alvaro Odriozolan këtë sezon, duke e konsideruar si zëvendësuesin e Dani Carvajal në mbrojtjen e teknikut Ancelotti.

Kështu shkruan “Marca”, që shpjegon se klubi madrilen ka vendosur që të mbajë në organikë anësorin, pavarësisht interesimit të disa skuadrave për shërbimet e tij.

Lojtarit të cilit i skadon kontrata me Realin në vitin 2024, nuk do të lëvizë nga Madridi këtë sezon dhe do të jetë një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes. / Oversport.tv

Foto: Alvaro Odriozola Twitter

You may also like