ODESA – Bratchuk: Po kthehejmë gradualisht energjinë elektrike

by admin
Spread the love

ODESA, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Energjia elektrike po kthehet gradualisht në Odessa dhe rajon pas sulmeve të djeshme ruse me dron kamikaze: njoftoi në Telegram zëdhënësi i administratës ushtarake të rajonit, Sergey Bratchuk.

Riparimi i sistemit elektrik të dëmtuar nga dronët e lëshuar nga ushtria ruse mbrëmë mbi Odessa dhe rajon mund të zgjasë deri në dy ose tre muaj.

“Nëse keni mundësinë të lini përkohësisht qytetin dhe zonat pa energji, atëherë ia vlen t’a bëni” : ky është mesazhi për banorët e nisur nga Departamenti i Sistemeve Energjetike të rajonit të Odesës pas komunikimit të operatorit shtetëror elektrik Dtek, i cili paralajmëroi për kohë të gjata për rivendosjen e energjisë elektrike.

Presidenti ukrainas, në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, tha se “situata në rajonin e Odessa është shumë e vështirë. Qyteti dhe vendet e tjera në rreth janë në errësirë: më shumë se një milion e gjysmë njerëz në rajon janë pa energji elektrike. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakHovenier: Përgjegjësit e sulmeve në veri të dalin para drejtësisë
Artikulli tjetërIKMT shemb me shpërthim të kontrolluar objektin 5-katësh në Dhërmi

You may also like