OBSH, CDC të shqetësuar: 40 milionë fëmijë humbën dozën e vaksinës së fruthit

by admin
Spread the love

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se imunizimi ndaj fruthit ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke rezultuar në një rekord të lartë prej afro 40 milionë fëmijë që humbën një dozë vaksine vitin e kaluar.

Në një raport të lëshuar të mërkurën, OBSH dhe CDC thanë se miliona fëmijë tani janë më të rrezikuar ndaj fruthit, një ndër sëmundjet më ngjitëse në botë. Në vitin 2021,autoritetet shëndetësore thanë se kishte rreth 9 milionë infeksione të fruthit dhe 128,000 vdekje në mbarë botën.

OBSH dhe CDC thanë se se “fruthi është një kërcënim në çdo rajon të botës”.

Shkencëtarët vlerësojnë se të paktën 95% e një popullsie duhet të imunizohet për t’u mbrojtur nga epidemitë; OBSH dhe CDC raportuan se vetëm rreth 81% e fëmijëve marrin dozën e parë të vaksinës së fruthit ndërsa 71% marrin dozën e dytë, duke shënuar shkallën më të ulët të mbulimit global të dozës së parë të fruthit që nga viti 2008.

Fruthi përhapet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose në ajër dhe shkakton simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje muskujsh. OBSH thotë se komplikimet serioze janë më serioze te fëmijët nën pesë vjeç dhe të rriturit mbi 30 vjeç.


Top Channel

You may also like