NYT: Si një reper si Ghali, mund të ndryshojë mendimin e italianëve për emigrantët!

by admin
Spread the love

“Nuk do të jenë të tjerët ata që do të më heqin zërin dhe do të më ndalojnë të them mendimin tim. Por nëse zëri i të tjerëve nuk e tregon realitetin tim, atëherë ai zë do të jem unë”. 

Reperi Ghali, një ikonë e të rinjve italianë, në një intervistë për New York Times, kthehet pas në kohë, në fillimet e karrierës, për të rizbuluar kuptimin që e bëri atë që është sot; një reper i dashur në Itali dhe që ka sfiduar më shumë se një herë paragjykimet si “fëmijë emigrantësh”.

Origjina e tij është tuniziane: një aspekt që në media, kur Ghali ishte adoleshent, shkruhej gjithmonë me një konotacion negativ: “Kisha arritur deri në pikën që të më vinte turp për emrin dhe origjinën time”, thotë reperi në intervistës për kopertinën e New York Times.

E megjithatë, falë tij dhe një karriere të suksesshme që ka ndërtuar, situata ka ndryshuar: “Unë e doja botën e repit italian, por nuk ndjehesha i përfaqësuar, nuk po flisnin për mua, por e dija që në Itali, fëmijët e emigrantëve kishin filluar të ekzistonin, por askush nuk do ta tregonte historinë e tyre”.

Dhe kështu, vendosi që do të ishte zëdhënësi i një ‘galaktike” të tërë emigrantësh të rinj që nuk kishin asnjë lidhje me konotacionet negative që theksonin mediat italiane.

Një përfaqësim që krijoi fillimisht zemërim tek ai, por me kalimin e kohës u bë një forcë shtytëse në ecurinë e karrierës:

Tashmë isha penalizuar për të qenë arab, duhej të më pëlqente. Nuk doja të më pranonin vetëm “fëmijët që rrinë në rrugë”, “fëmijët e emigrantëve” (siç etiketohen shpesh atje), doja të më pranonin familjet italiane, doja që ata të më njihnin si artist kombëtar”, huazon nga teksti i një këngë të tij.

Dhe dalëngadalë suksesi, ka ardhur falë një pune të palodhur dhe shumë këmbëngulje.


Top Channel

You may also like