Nxiti sherr mes Olsa Muhametit dhe Arbana Osmanit?, reagon ashpër Rezart Veleshnja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë sezon, një konkurrencë e ashpër ka nisur midis “Përputhen” dhe “Big Brother Vip”.Nëse vitin e shkuar fronin e klikimeve e mbante “Përputhen”, këtë vit është pikërisht produksioni ‘Big Brother Vip’ që dukshëm kryeson klikimet.Mbrëmë u raportua se Rezart Veleshnja u bë shkaktar i një zënke mes Arbana Osmanit dhe Olsa Muhametit.

Sipas mediave e fundit pasi e ka parë Rezartin në spektaklin e Big Brother, i ka telefonuar aktorit duke i përmendur se ai ishte i prenotuar në prime-in e ditës së shtunë në ‘Përputhen’ por në rolin e Arjan Konomit sikurse kishin kryer prova gjatë gjithë javës.Një pretendim i tillë nga autorja e “Përputhen” ka nervozuar aktorin që në pjesën e dytë të spektaklit ‘Big Brother Vip’ është veshur si opinionisti Arjan Konomi duke suprizuar edhe vet Arbana Osmanin pasi një numër i tillë nuk ishte parashikuar në skaletën e Big Brother.Pas përhapjes së lajmeve ka reaguar vet Veleshnja përmes rrjeteve sociale duke mohuar lajmet.

“O porthale po skeni turp, shpifni idiotsira per ca klikime kur nderkohe ne ketu sdime asgje per ate qe flitet per ne! un, olsa dhe arbana ishim buka juaj per diten e sotme! po neser ke keni? mos harroni qe tregoheni shume te shpifur dhe te poshter me lexuesit qe i ushqeni me keto lloj historish idjote ne kurrizin tone!”.Ai i ka bërë tag edhe Olsa Muhametit, që e ka ripostuar reagimin në Instastory, duke treguar se asgjë nga ato që janë përfolur, nuk janë të vërteta.


You may also like