Nxënësve u ndahen libra të përdorur, me shkarravina të mëdha (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nxënësit që do të hyjnë ne klasën e 6-të në shkollën “Zenel Hajdini” kanë marrë librat e stërpërdorura, të cilat janë krejtësisht të dëmtuara.

Prindërit janë ankuar se tekstet ndër të tjera janë edhe me detyra të plotësuara.

Nga shkolla i thanë televizionit se kur të ju vijnë librat e reja, të njëjtat do t’ua shpërndajnë fëmijëve, teksa të vjetrat ua dhanë për t’i motivuar që të angazhohen gjatë pushimit veror.

Derisa në Ministrinë e Arsimit nuk u përgjigjën në pyetjet e Klanit, drejtoresha e DKA-së në Prishtinë, Besianë Musmurati, tha se nga ky dikaster janë zotuar që në shtator të gjitha shkollat do të kenë tekste të reja.

You may also like