Nxehen gjakërat/ Lukaku vazhdon thumbimet për Chelsea: Nëse do të kisha ofertën e duhur nga Inter, nuk do të…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Romelu Lukaku duket se ka ndarë mendjen që të largohet nga skuadra e Chelsea.

Sulmuesi belg ka shprehur pakënaqësitë e tij te skuadra e Chelsea, duke thënë se është në gjendje të mirë fizike por sistemi i lojës nuk i shkon përshtati.

Ai ka folur mes tjerash edhe për Lautaro Martinez, por së fundmi edhe për transferimin te Chelsea, duke nënkuptuar që e bëri pa dëshirë.

“Nëse do të kishte një ofertë për kontratë të re nga Inter verën e kaluar, ashtu siç unë doja, ne nuk do të bënim këtë intervistë”, ka thënë Lukaku.

“Të paktën jo nga Londra, por nga Milano (qeshet)”, shtoi belgu.

Lukaku mungoi disa javë si pasojë e lëndimit, por edhe pas rikuperimit ai nuk ka pasur minutat e plota.

You may also like