Nushi-Jahjaga: Bogujevci duhet mbështetur, çështja e ligjit për riprodhim ka disa mangësi

by admin
Spread the love

Deklarata e deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, se shkenca ia dha mundësinë të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, nxiti shumë reagime.

E në lidhje me këtë, foli Specialistja e Gjinekologjisë dhe Obstetrikes, Trina Nushi-Jahjaga, në “Edicionin Special” në Shqip, ku u shpreh se Bogujevci duhet mbështetur.

“Zonjën Bogujevci duhet shumë ta mbështesim, zonja Bogujevci duke marrë parasysh se është një viktimë e luftës, jo çdokush e ka fatin të martohet prej moshës 25-30 vjeçare. Kush ka qenë në vitin 1999, 18 vjet, sot i ka 42 ose 43 vjet, për atë edhe problemet rriten, sidomos në fushën e fertilitetit”, tha ajo.

Nushi-Jahjaga u shpreh edhe se çështja e ligjit për reproduksion ka disa mangësi, përcjell Klankosova.tv.

“Çështja e ligjit për reproduksion, ka disa mangësi, sidomos kur vendos një femër vetushqyese të bëhet nënë, çështja e donacionit, do të thotë tek ne është e lejuar donacioni si procedurë, por nuk është specifikuar rruga e dhuruesve, sidomos e dhuruesve sidomos e dhuruesve të qelizave gjinore, në ato raste kur çiftet ballafaqohen me probleme të fertilitetit”, tha ajo.

Tutje, Nushi-Jahjaga tha se nuk duhet cunguar e drejta e askujt për planifikimin familjar.

“Ne nuk mund ta cungojmë të drejtën e asnjërit se si dëshiron ta zhvillojë jetën apo edhe planifikimin familjar. Mesatarisht ndihmë që kërkojnë çiftet për të arritur fëmijë janë 150 në muaj, në Kosovë”, u shpreh tutje ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like