Numri i viktimave dhe të plagosurve në Kremenchuk pritet të rritet në mënyrë dramatike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Numri i personave të vrarë ose të plagosur në sulmin me raketa në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin Kremenchuk në Ukrainë pritet të rritet ndjeshëm.

Për momentin janë të konfirmuar dy viktima, 20 të plagosur, nëntë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Qendra tregtare ishte e mbuluar prej flakëve masive. Një numër i madh i shërbimeve emergjente janë në vend duke u përpjekur të shpëtojnë ata që u kapën nga goditja e raketave. Presidenti i Ukrainës, Zelensky vlerësoi se rreth 1000 njerëz ishin brenda në atë kohë.

Kryetari i bashkisë së qytetit e ka quajtur sulmin “një tjetër krim lufte rus, një krim kundër njerëzimit – një akt i hapur dhe cinik terrori kundër popullatës civile”.

Nuk është hera e parë që qyteti goditet nga raketat ruse – me një goditje të regjistruar në prill dhe një tjetër 10 ditë më parë në një rafineri nafte aty pranë, por asgjë në përmasat e sulmit të sotëm.

Duke pasur parasysh kohën e sulmit, gjatë samitit të G7-s në Bavari, ku liderët botërorë janë takuar për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës, mund të interpretohet si një mesazh nga presidenti rus, Vladimir Putin.

©Rruga Press

You may also like