Numri i të vdekurve nga tërmetet me shumë gjasë do të dyfishohet, thotë OKB

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka të ngjarë të “më shumë se dyfishohet”, sipas një koordinatori të ndihmës emergjente të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths.

Griffis tha se ai pret dhjetëra mijëra vdekje të tjera. Të paktën 25,000 persona janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën, me pasgoditje të shumta.

“Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet saktësisht pasi duhet të futemi nën rrënoja, por jam i sigurt se do të dyfishohet ose më shumë. Kjo është e frikshme. Kjo është natyra që tërhiqet në një mënyrë vërtet të ashpër. Është thellësisht tronditëse… ideja që këto male me rrënoja ende mbajnë njerëz, disa prej tyre ende gjallë. Ne nuk kemi filluar me të vërtetë të numërojmë numrin e të vdekurve”, tha Griffis.

Ai tha se një periudhë 72-orëshe pas një katastrofe është zakonisht “periudha e artë” për shpëtim, e cila tani ka skaduar, por që të mbijetuarit ende po nxirren nga rrënojat, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet të jetë tepër e vështirë të vendosësh se kur të ndalet kjo fazë e shpëtimit,” tha ai. Griffiths tha se OKB po fillon një operacion tremujor për Turqinë dhe Sirinë, për të ndihmuar në pagesën e kostove të operacioneve atje.

You may also like