“Nuk vazhdohet më kështu”/ Scholz: Gjasa për bisedime me Putinin për fundin e luftës

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka konfirmuar se ka gjasa për zhvillimin e bisedimeve me presidentin rus, Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

“Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “Süddeutschen Zeitung”.

“Për këtë do të jetë e nevojshme të flasim. Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim”, tha Scholz.

“Rusia duhet ta kuptojë, që nuk vazhdohet më kështu. Putini duhet t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”, ka thënë kancelari gjerman, sipas agjencisë së lajmeve.

Apeli mund të jetë vetëm ky, sipas Scholz:Putin, jepini fund luftës. Rreziku i një përshkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është i madh.”

Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit presidentin rus. Në bisedimin afërsisht 1 orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like