Nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është duke u bërë edhe më keq seç jemi ne!

by admin
Spread the love
728x90px



Kim Mehmeti

E dëgjuat Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, se si aksionin e policisë së Kosovës kundër krimit në Mitrovicë e ka shpallur të papranueshëm ngaqë qenka i ‘njëanshëm dhe i pakoordinuar’?!

Sipas kësaj logjike del se nëse banditët serb hynë në ndonjë bankë të Mitrovicës që ta plaçkitin atë, atëherë policia e Kosovës duhet të kërkojë pëlqimin e Beogradit dhe Brukselit që të intervenojë e t’i burgosë hajdutët?!
Tani ecë e mos dysho se mos vallë Brukseli tallet me Kosovën, apo mbase ka nisë atë ta vëzhgojë me syzat serbe: si vend të banuar e të drejtuar nga njerëz që nuk dinë të ndërtojnë shtet. Madje ke përshtypjen se burokracisë së Brukselit i është mbushur mendja se të gjithë të mbeturit jashtë klubit të tyre, janë të pavlerë e mendjelehtë, se janë pjesëtarë të fiseve që dinë si të vdesin, por jo edhe si të jetojnë!
Sido që të jetë, të gjithëve duhet thënë se ne kemi nevojë për miq e dashamirë, por kjo nuk na bënë të harrojmë se nuk je i vdekur vetëm kur të vrasin e kur jep shpirt, por edhe kur padrejtësisht të përbuzin dhe të poshtërojnë!
Siç duhet thënë se ne nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është katandisur rrugës që të bëhet edhe më keq seç jemi të gjithë ne. E me çka gjithnjë e më qartë shihet se Ballkani është fytyra e pagrimuar e Evropës.

Nga :Kim Mehmeti

bekimcair







ash-ads

Lajme interesante

You may also like