Nuk tundohet nga ofertat e shumta, Milenkovic qëndron te Fiorentina

by admin
Spread the love

E ardhmja e Nikola Milenkovic me shumë mundësi do të jetë sërish me fanellën e Fiorentinës. Mbrojtësi i qendrës i skuadrës “vjollcë”, që në javët e fundit ishte kërkuar me ngulm si nga Interi edhe nga Juventusi, ka vendosur që të qëndrojë në Firenze edhe sezonin tjetër.

Agjentët e lojtarit serb, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor të vitit të ardhshëm, kanë takuar gjatë ditës së sotme drejtuesit e Fiorentinës për të diskutuar rinovimin e kontratës, që pritet të jetë disavjeçare.

Milenkovic është gati që të nisë sezonin e tij të 6-të me fanellën e Fiorentinës. Mbrojtësi u transferua te skuadra “vjollcë” në verën e vitit 2017 nga Partizani i Beogradit. Ai ka qenë një pikë fikse në formacionin e Fiorentinës, duke luajtur 171 ndeshje dhe duke shënuar 14 gola. / Oversport.tv

Foto: ACF Fiorenitna, Facebook

You may also like