“Nuk rri dot pa ty, më mungon”, Luizi dhe Kiara kalojnë momente të bukura

by admin
Spread the love

Izolimi në “burgun” e shtëpisë së Big Brother nga “Vëllai i Madh”, deri diku i shërbeu për mirë Luizit, pasi kuptoi se nuk rri dot pa Kiarën.

Ndonëse dy ditë larg saj, Luizi e ka ndjerë shumë mungesën e Kiarës. Teksa ishin shtrirë në krevat, Luizi i dhuroi Kiarës pafund puthje e përqafime.

Më pas, Luizi i tha Kiarës se e ka të pamundur të qëndrojë pa të në shtëpi. Ai po ashtu fliste me fjalë të ëmbla ndaj saj dhe i thonte se ka erën më të mirë në botë.

Kujtojmë se Luizi dhe Kiara kanë pasur shumë dinamika brenda shtëpisë së Big Brother, madje e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të dashurisë edhe me një dasmë.

You may also like