Nuk rinovoi me Lazion, mesfushori brazilian rikthehet zyrtarisht në shtëpi

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të kontratës me Lazion, Lucas Leiva ka gjetur edhe ekipin e ri ku do të vazhdojë aventurën. Mesfushori brazilian është kthyer sërish në Brazil tek ekipi i Gremios.

Ka qenë vetë klubi brazilian me anë të një postimi në faqen zyrtare që bëri të ditur lajmin. Në të thuhej se Leiva ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në fundin e vitit 2023.

Kështu, Lucas Leiva është rikthyer edhe njëherë aty ku nisi karrierën e tij. 35-vjeçari është bashkuar fillimisht në vitin 2002 me klubin brazilian ku disa vite më vonë bëri edhe debutimin në futbollin profesionist. /oversport.tv

You may also like