Nuk përmbahet Olympiacos, grekët zyrtarizojnë edhe James Rodriguez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

James Rodriguez është zyrtarisht një lojtar i Olympiacos. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klui grek ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit kolumbian që do të veshë fanellën me numrin 10.

Skuadra nga Athina është treguar shumë aktive në këtë sesion të merkatos, pasi ka afruar në skuadër edhe një tjetër emër të njohur të futbollit botëror si Marcelo.

Ndërkohë drejtuesit e Olympiacos duket se nuk janë kënaqur me kaq pasi janë shumë pranë blerjes së Cedric Bakambu dhe Pajtim Kasami. / Oversport.tv

You may also like