Nuk ndalet Sazan Guri, i vendosur për t’u bërë president: Unë do të rris vlerat e Shqipërisë, Krishti është Ilir dhe kam edhe 99 fakte të tjera

by admin
Spread the love

Sazan Gurim është më i vendosur se kurrë për t’u shpallur president, madje ai ka shpjeguar në emisionin “N’kohë” në Report Tv, argumentet se përse duhet të zgjidhet president duke shpalosur platformën e tij.

“Si president, do të krijoj mardhënie të shkëlqyera me kryeministrin sepse modeli i bashkpunimit mes institucioneve duhet të jetë i lartë. Do të rris vlerat e Shqipërisë. Do të krijoj profeci për të vlerësuar veten, si e bënë grekët? Pra të krijosh besim. Mbrojtja e kufijve të shtetit në mënyrë të drejtë. Do të ndërhyj te kushtetuta për 4 gjëra të mëdha: Votimi elektronik, Reforma zgjedhore, Komisione specialistësh si dhe mundësimin e votës së emigrantëve”, u shpreh Guri.

Gjithashtu, Guri ka theksuar se kandidimi i tij vendosë një standard për kandidaturat e tjera, ndërsa është ndalur sërish te një postim i bërë pak ditë më parë në profilin e tij, ku shfaqet Krishti me Plisë.

“Që Krishti është me plisë këtë nuk e pikturova unë, por kjo mund të jetë një lidhje e Krishtit me Ilirët. Por mirë bënë sepse pas këtij argumenti janë edhe 99 të tjera”, tha ai.

You may also like