Nuk mund të kesh shokë në jetë veç vëllait, ma ka vërtetuar jeta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur shqiptar, Stresi është prej mbrëmjes së kaluar një nga banorët e edicionit të parë në Big Brother VIP Kosova. Shumë pak i përfolur se do të ishte pjesë e këtij formati, Stresi deklaroi se ky ishte një sekret për të gjithë, madje edhe për nënën e tij, duke i thënë asaj se ai ndodhet në Itali.

Sot ishte edhe dita e parë e banorëve në shtëpinë tashmë më të famshme në Kosovë, teksa kanë nisur edhe diskutimete para. Reperi ka folur me banorët e tjerë për zhgënjimet që ka marrë në jetë nga shoqëria.

Stresi tha se shokët rrinë me dikë për 5 vite vetëm për një qëllim, ndërsa tregoi se ka kuptuar se nuk ka shokë besnikë përveç vëllait. Ndër të tjera, ai tha se jeta ta sjell diku ku zemra do t’i thyhet njeriut.

“Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok mundet me ndenjur me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok. Kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën.”, tha Stresi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

You may also like