Nuk meriton asnjë lloj respekti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur shqiptar i humorit, Julian Deda ishte i ftuar së fundmi në programin e 1 janarit në Tv Klan, ‘Zemër Luana’, me moderatoren Luana Vjollca. Gjatë programit dhe lojërave të ndryshme, Juli ka rrëfyer edhe dy nga aktorët shqiptarë, me të cilët ka marrëdhënie të mira dhe atë me të cilin nuk flet.

Deda tregoi se miku i tij më i mirë në këtë fushë është moderatori dhe aktori i njohur Gent Zenelaj, ndërsa tregoi se prej disa kohësh nuk flet me aktorin Salsano Rrapi, për të cilin tha se është nihilist dhe nuk meriton asnjë lloj respekti.

‘Miku im më i mirë që kam shumë vite që bashkëpunoj është Gent Zenelaj. Kurse aktori me të cilin unë nuk flas është Salsano, sepse një ditë u tregua shumë nihilist me punën që bëj unë dhe nuk e meriton t’i kthej asnjë lloj respekti‘ – tha Julian Deda në programin ‘ZemërLuana‘ në Tv Klan.

Pak kohë më parë, vetë Salsano ka treguar se nuk ka marrëdhënie me Jul Dedën, ndërsa ka nënvizuar se nuk ka pasur konflikte me të. “Me të gjithë të larguarit nga “Portokallia” shkoj shumë mirë pavarësisht se na ka ndarë koha, puna.

Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda. Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do t‘i flasë asnjërit. Ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën”, është shprehur Salsano Rrapi pak kohë më parë.

You may also like