Nuk mbarojnë problemet për Eto’o, ish-sulmuesi kamerunas paditet nga vajza e tij

by admin
Spread the love

Nuk kanë fund telashet për Samuel Eto. Prokuroria e Milanos po heton kamerunasin për shkeljen e detyrimeve të mbështetjes familjare.

Sipas “Corriere della Sera”, vajza e tij Anie e ka denoncuar Etonë pasi ky i fundit zgjodhi edhe një herë të mos paraqitej.
21-vjeçarja cilësohet si “jo e pavarur ekonomikisht”. Ajo mbështetet nga nëna e saj, e cila ia del t’i garantojë një jetë dinjitoze me vështirësi.

Eto me sa duket kishte një marrëdhënie afatshkurtër me nënën e Anie kur ai luante për Mallorca.

Ironikisht, ish-ylli kamerunas, ka një vajzë tjetër biologjike, e cila së fundmi e ka paditur për të njëjtën gjë.

42-vjeçari u detyrua t’i paguante asaj një shumë prej 90,000 euro si rezultat i betejës ligjore./ h.ll/abcnews.al

You may also like