“Nuk marrim dot frymë”, Grida Duma nxjerr bllof deklaratën e Lulzim Bashës për gazin e hedhur në PD

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e djeshme, në p**rotestën para PD-së, nuk pati gaz lotsjellës të hedhur nga selia e PD edhe pse pamjet filmike tregojnë një sasi të konsiderueshme të gazit të hedhur në drejtim të p**rotestuesve.

“Nuk ka patur gaz lotsjellës nga PD, janë bombola zjarrëfikëse“, tha Basha.

Por si të mos mjaftonin provat filmike që i kanë parë të gjithë, është dëshmia e deputetes Grida Duma, gjatë një video live nga selia, e cila flet për gazin dhe faktin se njerëzit kanë patur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e hedhjes së gazit.

Kujtojmë se Policia e Shtetit, bëri një deklaratë urgjente që në fillim të p**rotestës, duke u distancuar nga çdo veprim në selinë e PD, ndaj të vetmit që mund të kenë hedhur gazin nga selia e PD, janë njerëz të Lulzim Bashës, të strehuar brenda selisë.

You may also like