Nuk luajti asnjë minutë, tifozët e Lazios e zgjedhin si më të mirin e derbit!

by admin
Spread the love

Tifozët e Lazios shijuan një fundjavë të mrekullueshme. Skuadra e zemrës fitoi 0-1 derbin ndaj Romës falë golit të Felipe Anderson, rezultat që solli gëzim të madh dhe parakalimin e “armiqve” të përjetshëm në renditjen e Serie A.

Ultrasit bardhekaltër “falënderuan” brazilianin Ibanez për gafën e kryer, teksa kanë surprizuar në votimet e kryera për lojtarin më të mirë të ndeshjes. Populli lacial zgjodhi Stefan Radu, edhe pse ky i fundit nuk zbriti për asnjë moment në fushë!

Gjatë minutave të fundit, teksa Roma po ushtronte presion për të gjetur golin e barazimit, mbrojtësi rumun përfitoi të luante me nervat e portierit Rui Patricio dhe tifozëve verdhekuq, duke vonuar lojën me fshehjen e topit nëpër duar.

Portieri i Romës shtyu 36-vjeçarin dhe mes pankinave të të dy ekipeve plasi një sherr i madh në fushë. Arbitri Orsato ndëshkoi me kartonë të verdhë dy protagonistët kryesorë.

Veprimi i Radu është vlerësuar shumë nga tifozët e Lazios, të cilët kanë zgjedhur “veteranin” si lojtarin më të mirë të ndeshjes para goleadorit Felipe Anderson, kapitenit Cataldi, i cili zhvilloi një ndeshje madhështore, dhe dyshes Romagnoli-Casale.

Edhe pse veprimi i lojtarit bardhekaltër nuk ka aspak lidhje me lojën “fair-play”, ultrasit e Lazios nuk kishin dilema dhe e zgjodhën lojtarin që qëndroi gjatë 100 minutave në pankinë si futbollistin më të mirë të derbit të zjarrtë të kryeqytetit italian.


Top Channel

You may also like