Nuk lejojmë asnjë veprim që cenon misionin e policisë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për suspendimit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, duke thënë se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës, është mbi të gjitha cenim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit.

“Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Inspekorati Policor rekomandoi sot suspendimin e Gjuriqit, pasi i njëjti, të mërkurën doli në konferencë për media, ku tha se pjesëtarët serbë të policisë nuk do të zbatojnë vendimin e qeverisë për ndalimin e veturave me targa “KM” dhe shpërndarjen e fletqortimeve.

You may also like