Nuk kam qenë kurrë në jurinë e festivalit, nuk më marrin se unë nuk shitem

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artisti i njohur shqiptar, Robert Aliaj ishte i ftuar së fundmi në Euronews Albania ku komentoi edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës, ndërsa rrëfeu se ai nuk ka qenë kurrë pjesë e një jurie në këtë event muzikor, duke treguar edhe arsyen e fortë se pse.

Roberti tha se nuk do të pranonte kurrë të shitej ndërsa tha se ajo që ndodh është shumë e rëndë sepse duke shitur një votë në një juri festivali mund të shitesh për gjënë më të vogël. “Asnjëherë nuk kam qenë në jurinë e festivalit dhe s’kam si të jem. Unë e kam mision që atë që bëj ta bëj mirë.

Kam nje te kaluar me festivalin, më lidhin gjëra. Dua që ky festival të përcaktojë trendet. Nuk do shitesha kurrë, ndaj nuk më merr njëri, për ata unë jam ‘Bertlandeni’. Kur shitesh, ti për mua ke bërë gjënë më të rëndë, ndaj mund të shitesh edhe për një gotë raki. Ne duke u shitur për kaq pak harrojmë çfarë shoqërie po ndërtojmë.

Ne fatet tona dhe të fëmijëve i shesim,  ne po harrojmë çfarë po u lëmë fëmijëve tanë. Festivali ka rolin e vet përcaktues, nuk është keq që të na shohin si evropianë”, tha Robert Aliaj në Euronews Albania.

You may also like