Nuk kam qëndruar ndonjëherë pa partner, s’e konceptoj dot si rri njeriu vetëm si kukudh

by admin
Spread the love

Gazetarja e njohur shqiptare, Alma Çupi njihet për deklaratat e saj të drejtëpërdrejta dhe dallohet si një nga gratë më pa komplekse të botës së medias. Prej shumë vitesh, atë e shohim të drejtojë emisionin ‘Histori shqiptare’, duke sjellë histori të ndryshme nga çdo cep i Shqipërisë.

Së fundmi, gazetarja ishte e ftuar në emisioin ‘Shije shtëpie’ në Tv Klan, ku ka diskutuar me të tjerët nëse të jesh beqar, mund të jesh edhe i lumtur. Ajo tha se të dyja këto zgjedhje, si beqarinë edhe lumturinë mund t’i bëjë njeriu, ndërsa komentoi edhe konceptin e ‘beqarisë’, se si e kupton ajo dhe se si e kuptojnë njerëzit.

“Beqaria dhe martesa janë zgjedhje që mund t’i bëjë njeriu. Lumturia e njeriut nuk përcaktohet nga martesa dhe as nga beqaria, lumturia është brenda secilit nga ne, njeriu zgjedh të jetë i lumtur apo i mërzitur.  Problemi është se njerëzit nuk duan më të martohen sepse martesa ka detyrime, martesa nuk është më jetë më vete dhe ritmi i jetës sot po çon në shtyrjen sa më vonë të martesës.

Sot njerëzit vrapojnë për të punuar, për të krijuar të ardhura. Jeta është bërë me një ritëm të frikshëm. Njerëzit nuk kanë kohë jo vetëm të martohen, pro as të hanë bukë, as të merren me veten. Ky vrull i bën njerëzit të përpiqen të koncentrohen te vetja. Si mund të bësh ti një martesë të lumtur pa ditur se kush je”,- tha Alma Çupi në emisionin ‘Shije Shtëpie në Tv Klan.

Ndërkaq, ajo tha edhe nuk ka qëndruar kurrë vetëm dhe shtoi se njerëzit nuk duhet të qëndrojnë kurrë të vetmuar. “Unë gjithmonë kam nevojë për partner dhe nuk kam ndejtur ndonjëherë pa partner, pavarësisht se mund të mos kem bërë celebrim. Sepse nuk mund të konceptohet njeriu të rri vetëm si kukudh. Është normale të kesh një partner” – tha Alma Çupi në emisionin ‘Shije Shtëpie’.

You may also like