Nuk kam këpucë poshtë 500 euro, më kanë ikur lekët duke bërë shopping

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Loja me litar që Vëllai i Madh i ka dhënë si detyrë banorëve, ku ata duhet të qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin të ndarë në dy grupe, i ka detyruar konkurrentët të zgjohen herët. Gjatë paradites, ata kanë qëndruar me njëri-tjetrin në oborr duke biseduar e duke treguar detaje nga jeta jashtë shtëpisë.

Teksa po bisedonin, Luizi u shërbeu edhe kafen e mëngjesit, madje u dërgoi edhe briosh. Sakaq, teksa po bënin muhabet me Ermionën, ajo e ftoi Kiarën dhe Luizin që kur të shkojnë në Itali të qëndrojnë te shtëpia e saj. Madje, ajo habiti teksa deklaroi se këpucët e saj kanë një çmim mbi 500 euro.

“Do vish te shtëpia ime të rrish, do kesh dhomën tënde, banjën tënde. Do habitesh nga shtëpia. Kur erdhi një shoqe e imja njëherë më bëri llogarinë se sa kam shpenzuar me shopping. Nuk e kam një këpucë poshtë 500 euro, po jemi dy, unë dhe vajza.

Na kanë ikur lekët shopping, do kisha shtëpi, pallate. Unë gjithmonë i them vajzës ca do, i blej gjëra që është një rrogë e mirë doktori”, tha Ermiona.

You may also like