Nuk kam informacione për ”listën e zezë” të SHBA-së – Shqip

by admin
Spread the love

“S`KA TOLERANCË PËR KORRUPSIONIN, DUHET TË NDRYSHOHET SISTEMI”

Euroambasadori, David Geer porositi sot se, Qeveria ka rolin udhëheqës në luftën kundër korrupsionit, por rol të rëndësishëm kanë edhe sektori civil, bizneset dhe partitë politike, raporton KlanM.

I pyetur sot gjatë një konference në Qeveri, nëse Brukseli ka njohuri për rastin e korrupsionit të lartë në vend, pasi ambasadorja amerikane, Angela Ageler paralajmëroi se, në “listën e zezë” të SHBA-së do të gjenden një deri në dy emra nga vendi, Geer u përgjigj se, nuk ka njohuri për emrat e individëve që mund të jenë në këtë listë.

Duke folur për korrupsionin si çështje të rëndësisë së lartë, sic njofton KlanM, Geer potencoi se, në këtë aspekt nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, por ndryshim të sistemit.

“Çështje e korrupsionit është me të vërtetë çështje e rëndësishme që hyn në thelb të procesit të anëtarësimit. Ajo është aq shumë e rëndësishme që e kemi përfshirë në themeloret. Ne e shqyrtojmë luftën kundër korrupsionit dhe përpiqemi të luftojmë me çdo fazë të tërë procesit. Këtu nuk bëhet fjalë për identifikim të individëve por për ndryshim të sistemit, që institucionet të mund të luftojnë dhe ballafaqohen me korrupsionin dhe të gjithë të dinë se, nuk ka tolerancë për korrupsion, ai është proces afatgjatë në të cilin jemi të përfshirë” – tha David Geer.

Duke folur për listën e zezë të SHBA-së për personat e korruptuar në vend, ku sipas paralajmërimeve, mund të gjenden edhe funksionarë aktual, ambasadorja amerikane, Angela Ageller, sivc percjell KlanM, tha se, muajt e ardhshëm mund muajt e ardhshëm do të shohim një apo dy emra në atë listë. Megjithatë, ajo shtoi se, ka më shumë lloje të listave për sanksione.

You may also like